13:35 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / A. A

Pas gati 3 muajsh, rikthehet Diogo Jota te Liverpooli

Trajneri Jurgen Klopp ka marrë një lajm të mirë. Pas afërsisht 3 muajsh, portugezi Diogo Jota është rikthyer në stërvitje.

Ish-lojtari i Wolverhamptonit, pati një intervenim mjekësor në gjurin e këmbës dhe ishte jashtë aksionit rreth 8 javë.

Jota tashmë ka filluar të ushtrojë me grupin dhe pritet të jetë gati për lojë së shpejti.

/Indeksonline/