75 Mall Live Search
15:52 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pas gati 30 vitesh, ndahet grupi TROJA, fajet i ka politika

Janë ndarë grupi i njohur muzikor, Troja.

Katër anëtarët e grupit që njihen për hite të shumta kanë vendosur ti ndajnë rrugët, transmeton Indeksonline.

Fajet për ndarjen e grupit thuhet të jetë politika, ata prej kohësh kanë treguar përkrahjen e tyre për Vetëvendosjen.

Kujtojmë që Troja performuan në tubimin e Vetëvendosjen para pak ditësh në përvjetorin e 15-të të formimit të VV-së.

Grupi Troja u formuar në vitin 1990. Grupi përbëhej nga Bujar Berisha (Vokal), Florent Bajrami (Gitare), Agron Ejupi (Bas gitare) dhe Violand Shabani (Bateri).

Për shpërbërjen e grupit ata e treguan përmes një të gjatë postimi në rrjetet sociale.