Hotit, pas gati një muaji si kryeministër i vjen urimi nga kryeministrja e Belgjikës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë një telegram urimi nga kryeministrja e Belgjikës, Sophie WILMES, e cila ka shprehur urimet më të sinqerta për marrjen e detyrës së tij si kryeministër i Kosovës.
Hoti, më 3 qershor është votuar si kryeministër i Kosovës me 61 vota për.
Në telegramin e saj të urimit thuhet:
Zotëri kryeministër, i dashur koleg,
Me rastin e marrjes së detyrës suaj si kryeministër i Republikës së Kosovës, kam nderin t’ju drejtoj, në emrin tim dhe atë të Qeverisë belge, urimet e mia të sinqerta, si edhe anëtarëve të Qeverisë suaj.
I uroj shumë suksese Qeverisë që ju drejtoni, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e krizës shëndetësore, lidhur me Covidin-19 dhe implikimet e saj sociale dhe ekonomike, forcimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, si dhe dialogun midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës, në të mirë të perspektivës së vendit tuaj për integrime evropiane.
Kam kënaqësinë të vërej cilësinë e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit që bashkojnë dy vendet tona. Shpresoj që këto lidhje të vazhdojnë të forcohen dhe thellohen.
Ju lutem pranoni, zoti kryeministër, i dashur koleg, vlerësimin tim më të lartë.