Pas gati pesë viteve, Guardiola fiton çmimin e trajnerit të muajit në Premierligë
Pep Guardiola ka fituar çmimin e trajnerit të muajit shkurt të Premierligës.
Tekniku spanjoll, me Manchester Cityn gjatë muajit mars, shënoi katër fitore dhe një barazim në Premierligë, shkruan IndeksOnline.

Guardiola merr çmimine trajnerit të muajit për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2021.
Pavarësisht se nuk e ka fituar çmimin për gati pesë vite, ky është çmimi i 12-të i Guardiolës për Trajnerin e Muajit nga Barclays, duke e vendosur atë në vendin e tretë pas Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger./IndeksOnline/


