75 Mall Live Search
20:39 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas gënjeshtrës me Afrikën Qendrore, ‘komediani’ Daçiq pretendon se edhe një vend e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës

Diplomati serb, Ivica Daçiq kohët e fundit ka filluar të tingëllojë më shumë si një komedian.

Ministri serb në një intervistë për ‘RTS’ pretendon se javën tjetër do të tregoj vendin e radhës që e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ivica Daçiq disa javë më parë pretendoi se Afrika Qendrore e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës. Por kjo doli të jetë gënjeshtër.

Tutje, ai pretendoi se e ka edhe letrën zyrtare të tërheqjes së njohjes por nuk e publikoi asnjëherë.

 Deri më tani, sipas Daçiq 14 vende e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës por asnjëra nga to nuk është vërtetuar./Indeksonline/