75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 29 Maj 2025 / AR

Pas gjashtë muajsh, Michelle dhe Barack Obama kapen bashkë për herë të parë

Barack dhe Michelle Obama janë parë në publik së bashku për herë të parë pas gjashtë muajsh.

Herën e fundit ishin fotografuar në dhjetor 2024, gjë që shtoi thashethemet për një divorc, transmeton Indeksonline.

Zërat nisën të qarkullojnë pasi Michelle mungonte shpesh në ngjarje publike.

Tani janë fotografuar, duke dalë së bashku me vajzën nga restoranti i hotelit Lowell në New York, ku kishin darkuar pas një shfaqjeje në Broadway./Indeksonline/