Pas gjashtë muajsh, shkon mbi 100 mijë numri i amerikanëve të hospitalizuar me COVID-19

Mbi 103 mijë persona tani për tani janë të hospitalizuar me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është hera e parë që kjo ka kaluar gjashtëshifrorin, sipas të dhënave nga Departamenti për Shëndetësi dhe Shërbime Njerëzore në Amerikë, raporton CNN.
Numri i të shtrirëve nëpër spitalet në SHBA kishte arritur rekordin më 142 mijë veta, gjatë vitit të kaluar, konkretisht me 14 janar 2021.
Për herë të fundit numri i pacientëve të shtrirë që ka qenë mbi 100 mijë ka qenë 11 shtatori.