75 Mall Live Search
17:50 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / Gj. Sh

Pas gjashtë muajve lëndim, Van de Beek rikthehet me një supergol (VIDEO)

Futbollisti i Manchester United, Donny van de Beek, është rikthyer nga lëndimi pas gjashtë muajve.

Mesfushori holandez arriti të shënonte edhe gol në ndeshjen miqësore ndaj Lyonit, gol ky që id ha fitoren skuadrës së Erik Ten Hagit, shkruan IndeksOnline.

Van de Beek u inkuadrua në pjesën e dytë dhe iu deshën vetëm katër minuta për ta quar topin në rrjetë, i cili shënoi me një volej fantastic.

Ky gol e emocionoi shumë 26-vjeçarin, pasi u rikthye nga një lëndim i gjatë, ku mungoi më shumë se 6 muaj, pasi u lëndua në fillim të muajit janar në ndeshjen ndaj Bournemouthit./IndeksOnline/