Pas gjashtë muajve Mudryk shënon golin e parë me fanellën e Chelseas (VIDEO)

Mykhaylo Mudryk ka shënuar golin e parë me fanellën e Chelseas, gjashtë muaj pas transferimit të tij në “Stamford Bridge”.
Sulmuesi ukrainas shënoi golin e dytë të Chelseas në fitoren 4-3 ndaj Brightonit, e cila u zhvillua në Filadelfia të ShBA-ve, shkruan IndeksOnline.
22-vjeçari shënoi një gol të bukur në volej, ku asistues ishte Nicolas Jackson në minutën e 65-të.
Kujtojmë që Chelsea ka paguar afër 100 milionë euro skuadrës së Shakhtar Donetskut në muajin janar për transferimin e Mykhaylo Mudryk./IndeksOnline/