75 Mall Live Search
16:21 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / Blerim

Pas gjashtë viteve, Benzi futet në kampin e ‘Gjelave’

Karim Benzema iu është bashkuar Kombëtares së Francës për ndeshjet e EURO20.

Sulmuesi i Real Madridit është risia më e madhe e këtij kampionati, pasi rikthehet te ‘Gjelat’ pas 6 viteve, shkruan IndeksOnline

Sot ai është futur në kampin e Francës – aty ku janë duke bërë stërvitjet për dy miqësoret para Kampionatit Europian.

Franca do të luaj më 2 qershor kundër Uellsit dhe më 8 qershor kundër Bullgarisë.

Kurse në EURO20, ata luajnë kundër Gjermanisë, Hungarisë dhe Portugalisë./IndeksOnline/