Pas gjashtë vjetësh, ndahet zyrtarisht çifti i famshëm

Aktori Channing Tatum dhe ish-bashkëshortja e tij Jenna Dewan kanë finalizuar divorcin e tyre pas gjashtë vjetësh.
Sipas Page Six, detajet e divorcit janë konfidenciale, por të dy kanë rënë dakord të mos kërkojnë mbështetje për fëmijë nga ish-partneri i tyre, transmeton Indeksonline.
Jenna bëri kërkesë për divorc në vitin 2018.
Marrëveshja i lejon ata të shmangin një gjyq që ishte planifikuar për në dhjetor. Ata ranë dakord që data zyrtare e divorcit të jetë 2 prilli 2018, ndërsa zyrtarisht janë beqarë që nga 20 nëntori 2019.
Jenna paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2018, pas nëntë vjetësh martesë, duke shkaktuar një betejë ligjore për paratë që Channing fitoi nga Magic Mike. Dewan pretendoi se Channing përdori para të përbashkëta për të filluar këtë projekt dhe se ajo duhet të merrte një pjesë të të ardhurave./Indeksonline/
