23:38 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas gjashtë vjetëve të trajtimit rraskapitës, më në fundi i lirë nga kanceri

Nëntë vjetari i cili me trimëri i ka duruar me vite trajtimin rraskapitës të luftimit të një forme të rrallë të kancerit, tani është i lirë nga sëmundja.

Henry Hallam ishte vetëm tre vjeç kur u diagnostifikua me neuroblastomë, i njëjti kancer që vrau.

Ai prek rreth 100 fëmijë çdo vit në Britani të Madhe dhe ka një nga normat më të ulëta të mbijetesës të të gjitha kancereve te fëmijët.

Njerëzit ndihmuan shumë këtë djalë të vogël duke dhënë para për bamirësi në emër të tij.

Nëna e tij, Elsbeth, nga Plymouth tha: “Ai shkoi nëpër një trajtim kaq agresiv dhe ai tashmë ka kaluar fatmirësisht çdo gjë”.

“Ishte shumë e vështirë, por ne kurrë nuk e kemi lënë anash jetën e tij të përditshme”.

Pavarësisht nga sfidat e mëdha me të cilat ka hasur familja, Hallam dëshiron të përhap mesazhin tek të tjerët se fëmijët që luftojnë sëmundjen mund të jetojnë një jetë normale./Indeksonline/