17:34 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas Gjermanisë, edhe Zvicra ka nevojë për puntorë

Ekspertët në Zvicër presin që Prodhimi i Brendshëm Bruto të rritet këtë vit me rreth 3%. Por, nevojat për fuqi punëtore po rriten çdo ditë e më shumë, dhe më të kërkuarit janë specialistët e IT dhe punëtorët në sektorin e industrisë dhe ata të transportit.

Përgjatë gjithë kësaj periudhe e sidomos pas krizës së euros që tronditi zonën e monedhës së përbashkët, fokusi ka qenë tek Gjermania, e konsideruar si motori i Europës dhe një ekonomi të fuqishme.

Por, ndërkohë edhe Zvicra po lulëzon deri në atë pikë sa ekonomistët t’i rrisin ndjeshëm parashikimet e tyre për pjesën e mbetur të vitit 2018. Më konkrete përsa i takon punësimit vazhdon të jetë sidoqoftë Gjermania.

Përpara pak ditësh, ekzekutivi gjerman i dha dritën jeshile ligjit të ri të emigracionit për fuqinë punëtore.

Pas Gjermanisë, edhe nga Zvicra mbërrijnë sinjale për shtim të nevojave të krahut të punës.