75 Mall Live Search
15:36 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas gjithë atyre spekulimeve, Hazard qartëson të ardhmen

Eden Hazard thotë se ëndërra e tij është të luajë në Spanjë.

Anësori i Chelseat, aktualisht lojtari më i mirë në Premier League, ka qenë i lidhur me Real Madridin që moti.

Ndërsa, është raportuar se edhe Barcelona është duke e vëzhguar situatën e tij.

”Unë do t’ju tregoj juve të vërtetën. Pas Kupës së Botës, doja të largohem sepse ëndërra ime është të luaj Spanjë”, tha Hazard për BT Sport.

Image result for hazard

”Më pas, unë fola me bordin e Chelseat dhe trajnerin dhe u thashë ‘Mund të qëndroj, nuk ka problem”.

”Trajneri i ri ka ardhur këtu dhe jemi duke e shijuar aventurën e re me të. Jam i lumtur që kam qëndruar. Kam edhe tri vite të mbetura në kontratë”.

”Po, natyrisht se ka mundësi që mund të largohem. E dua klubin, i dua tifozët dhe bashkëlojtarët e mi”.

”Por, nëse largohem apo nëse qëndroj, do të isha i lumtur. Klubi tani është pjesë e jetës sime, kështu që do të shohim”./IndeksOnline/

Image result for hazard