19:10 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Radha e Ana Brnabiç të raportoj në Bruksel

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati takim me Këshillin e Stabilizim Asoscimit.

Pas kryeministrit Haradinaj, edhe liderja serbe Ana Brnabiç do të takohet me Këshillin e Stabilizim Asosicimit, transmeton Indeksonline.

Sipas Zyrës për Media të kryeministrës, ajo do të ketë shumë takime me përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

Takimi mes Ramush Haradinajt me Këshillin e Stabilizim Asoscimit përfundoi me tensione pasi që Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini i kërkoi kryeministrit të Kosovës të largoi taksën prej 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake./Indeksonline/