75 Mall Live Search
13:15 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pas hedhjes së gazit lotësjellës, reagon Kryemadhi: Rama do t’i paguajë këto lot

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se gazi lotsjellës është më e pakta që mund të bëjë kryeministri Rama, duke iu betuar se ka për t’i paguar lotët e nënave dhe shqiptarëve të mbledhur në protestë. 

“Kjo është më e pakta që mund të bëjë Rama.

Vërtetë gazi lotsjellës mund të nxjerrë lot nga sytë e shqiptarëve siç ka nxjerrë Rama lot nga sytë e nënave shqiptare, por do t’i paguajë këto lot”, tha Kryemadhi.