75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pas Hendersonit, tjetër lëndim te Anglia para duelit me Kosovën

Kombëtarja e Anglisë ka humbur edhe një tjetër yll për dy ndeshjet e shtatorit.

Pas Jordan Henderson, tani një lëndim të vogël e ka pësuar edhe mbrojtësi i Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka, i cili do të mungoj ndaj Kosovës.

Siç thonë mediat nga Anglia, Wan-Bissaka ka pasur një problem të vogël me shpinë dhe është detyruar të largohet nga kampi i “Tre Luanëve”.

Kjo do të thotë se përveç Hendersonit edhe Wan-Bissaka do të mungoj në ndeshjen ndaj Kosovës dhe Bullgarisë.