Pas hënës së kuqe, qielli ‘dhuron’ tjetër spektakël/ Ja në cilat shtete do të shihet

Pas hënës së kuqe, qielli do të ofrojë një tjetër fenomen astronomik. Të dielën do të mund të shihet eklipsi i pjesshëm të Diellit, i cili do të arrijë deri në 78% mbulim të diskut dhe do të jetë i dukshëm vetëm nga jugu i Zelandës së Re dhe disa zona të Antarktidës.
Sipas instituteve astronomike, fenomeni do të nisë në orën 19:29 dhe do të kulmojë në 21:41, ndërsa do të përfundojë rreth orës 23:53.
Në nivel global, magnituda maksimale e eklipsit pritet të arrijë në 0,855, që përkthehet në afro 80% errësim të Diellit. Në qytetin e Auckland në Zelandën e Re, eklipsi do të shfaqet në mëngjesin e 22 shtatorit, nga ora 06:10 deri në 08:04 sipas orës lokale.
Edhe pse nuk do të jetë i dukshëm nga Evropa dhe Shqipëria, fenomeni pritet të ketë vëmendje të veçantë nga qendrat kërkimore dhe platforma shkencore ndërkombëtare, duke u ofruar shikuesve një përjetim virtual të tij.