Pas Hotit, Duda Balje i shkruan letër kryesisë së Bosnje e Hercegovinës për hapjen e zyrës ndërlidhëse

Deputetja Duda Balje po kërkon që Kosova të hapë zyrë ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë. Ajo kësaj radhe i është drejtuar presidentëve të Bosnje e Hercegovinës, Zeljko Komcis, Milorad Dodik dhe Sefik Dzaverovic.
Ajo pasi ka publikuar dokumentin të cilin tashmë ua ka dërguar kryesisë së shtetit boshnjak, i ka kërkuar të gjithëve që të bashkohen në këtë nismë.
“ Letër anëtarëve të kryesisë, ministres për punë të jashtme, shoqatës boshnjako-shqiptare në Sarajevë, mediave, partive politike ne BiH, me përkrahjen e strukturave politike të Qeverisë së Kosovës.
I ftoj të gjitha partitë politike boshnjake në Kosovë, OJQ, shoqatat tona dhe njerzit që të bashkohen me aktivitetet tona të planifikuara dhe të na përkrahin”, ka shkruar Balje.
Ndërsa ajo ditë më parë kërkesën e njëjtë për një zyrë të tillë ua kishte bërë kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj.
Postimi i saj: