09:59 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / OSH

Pas Hotit me Shalën, anëtari i LDK-së shpërndan foto me Hazirin: Mirëmëngjesi LDK-ista

Më 14 mars do të zgjedhet kryetari i ri i LDK-së nga Kuvendi Zgjedhor.

I vetmi që publikisht ka shfaqur preferencën e tij për të drejtuar partinë është Anton Quni. Por, kundërkandidatët e tij potencialë ende s’i kanë bërë publike ambiciet e tyre për marrjen e pushtetit në LDK.

Imet Rrahmani, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, mëngjesin e së shtunës publikoi një fotografi në profilin e tij në Facebook krah nënkryetarit Lutfi Haziri.

“Mirëmëngjesi LDK-ista!”, ka shkruar Rrahmani.

Kjo fotografi duket se vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj që u publikua të premten mbrëma nga nënkryetari tjetër i partisë, Avdullah Hoti, i cili u shfaq në krah të Kujtim Shalës.

Përveç Qunit, Shalës dhe Hazirit, ndër emrat e përfolur për të parin e partisë është edhe Lumir Abdixhiku.