75 Mall Live Search
21:35 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Pas humbjes nga Bora, Peja mbetet edhe pa basketbollistin e njohur

Klubi basketbollistik Peja ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin, Malcolm Armstead.

Kjo vjen vetëm pak minuta pas humbjes së sotme nga Bora, me rezuktat 81-82, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, Armstead nuk do të jetë pjesë e klubit që nga dita e sotme.

”GO+ Peja dhe Malcolm Armstead kanë ndarë rrugët, basketbollisti nga sot nuk vazhdon të jetë më pjesë e klubit tonë.”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër raportohet se Atmstead ka arritur marrëveshje me skuadrën tjetër kosovare, KB Bashkimi./IndeksOnline/