Pas humbjes nga Flamurtari, reagon edhe kryetari i Ballkanit

Ballkani ka pësuar humbjen e parë në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Djelmoshat e Ismet Munishit u mposhtë në udhëtim tek Flamurtari, me rezultat 2:1, shkruan IndeksOnline.
Pas kësaj humbje ka reaguar edhe kryetari i klubit nga Suhareka, Arsim Kabashi.
Kabashi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo humbje është e dhimbshme, por i bënë atë më të fortë.
“Krenar me ju trima, humbja është e dhimbshme, por na bën më të fortë. Jemi të parët”, ka shkruar Kabashi.
Ballkani edhe pas kësaj humbje mbetet lider me 1 pikë më shumë se Drita, e katër më shumë se Gjilani e Prishtina./IndeksOnline./