75 Mall Live Search
10:40 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / L A

Pas humbjes nga Juventusi, Spalleti u përplas me gjyqtarin pas kartonit të kuq

Derbi i Italisë ishte një nga ndeshjet më të komentuara mbrëmë.

Drama, spektakël dhe emocione të shumta shoqëruan këtë ndeshje, që nga minuta e parë.

Por një incident në pjesën e parë, mori vëmendje ku mbrojtësi i Juventusit, Pierre Kalulu u ndëshkua me karton të kuq pas një kontakti me Bastonin.

Për këtë pas ndeshjes trajneri Luciano Spalleti, së bashku me Commotin dhe Chiellinin u përplasën me gjyqtarin e ndeshjes, La Penna.

Kujtojmë se Interi, fitoi ndeshjen ndaj Juventusit me rezultat 3-2./IndeksOnline/