75 Mall Live Search
12:08 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pas humbjes së garës në Prishtinë, Abrashi i kthehet Kuvendit (Foto)

Arban Abrashi që në zgjedhjet lokale ishte kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, duket se është pajtuar me humbjen.

Ai pas një kohe të gjatë pauzë, sot është kthyer përsëri në ulësen e deputetit në Kuvend të Kosovës, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se Abrashi dhe Shpend Ahmeti shkuan në balotazh për kryetar të komunës, rezultatet e së cilit zgjodhën kryetar Ahmetin edhe për katër vitet e ardhshme./Indeksonline/