75 Mall Live Search
13:26 / E Premte, 23 Janar 2026 / G T

Pas humbjes së Kupës së Afrikës, Brahim Diaz, rikthehet në stërvitje te Real Madridi

Brahim Diaz është rikthyer në stërvitje me Real Madridin, vetëm pak ditë pas finales dramatike të Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON), ku ai humbi një penallti vendimtare.

Sipas raportimeve, mesfushori ofensiv ka vendosur ta përdorë rutinën e tij të përditshme të stërvitjes si një formë terapie, me synimin për të kapërcyer emocionalisht momentin e vështirë të finales, shkruan Indeksonline

Klubi madrilen i ka ofruar mbështetje të plotë lojtarit, duke besuar në karakterin dhe forcën mendore të tij.

Rikthimi i Brahim Diazit në fushën stërvitore shihet si një hap i rëndësishëm drejt rikuperimit të plotë, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikologjik, ndërsa ai synon të rikthehet sa më i fokusuar për sfidat e radhës me fanellën e “Los Blancos”./Indeksonline/

Image