75 Mall Live Search
11:51 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / G T

Pas humbjes së penalltisë, Albian Hajdari u provokua nga mesfushori i St. Paulit

Albian Hajdari, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës – ishte fytyra tragjike mbrëmë në eliminimin e Hoffenheimit nga Kupa e Gjermanisë.

Hajdari humbi penalltinë vendimtare, duke eliminuar skuadrën e tij nga “DFB Pokal”, shkruan Indeksonline

Pamjet nga tribunat të shpërndarë në rrjetet sociale, tregojnë një provokim që mori lojtari kosovar pas huqjes së penalltisë.

Lojtari Joel Chima Fujita – në vend se të festonte fitoren, shkoi te Hajdari duke bërë disa gjeste.

Sigurisht që reagimi i mbrojtësit të Kosovës ishte shumë profesional. Ai ishte i mërzitur që humbi penalltinë, por në lojë ishte një nga më të mirët./Indeksonline/