75 Mall Live Search
20:51 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas humbjes turpëruese, Bayerni shkarkon trajnerin

Bayern Munchen ka shkarkuar trajnerin e tyre, Niko Kovac.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra më e trofeshme gjermane përmes një komunikate zyrtare.

“Performanca e ekipit tonë në javët e fundit dhe rezultatet na kanë treguar se kishte nevojë për veprim. Uli Hoeneß, Hasan Salihamidžić dhe unë kemi bërë një bisedë serioze me Niko mbi këtë bazë të Dielën me rezultatin konsensual që Niko nuk është më trajner i FC Bayern. Të gjithë jemi penduar për këtë zhvillim. Unë do të doja të falënderoja Niko Kovac në emër të FC Bayern për punën e tij, veçanërisht për fitoren sezonin e kaluar”, ka thënë Karl-Heinz Rummenigge.

Ky shkarkim vjen pas humbjes turpëruese kundër Eintracht Frankfurtit me rezultat 5-1.

Niko Kovac mori frenat e Bayernit në vitin 2018, por që nuk arriti të kënaq drejtuesit bavarez. /IndeksOnline/