Pas humbjes turpëruese nga Chelsea, Barcelona merr një lajm të mirë
Futbollisti i Barcelonës, Pedri është rikthyer në stërvitje.
Rikthimi i mesfushorit spanjoll është një lajm i mirë për skuadrën katalanase, pas humbjes turpëruese mbrëmë ndaj Chelseas në Champions League, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton AS, iu bashkua stërvitjes në grup sot dhe ai po përgatit rikthimin e tij në ndeshjet e ardhshme.
23-vjeçari ndeshjen e fundit zyrtare e ka luajtur në ”El Clasicon” ndaj Real Madridit, me 26 tetor./IndeksOnline/

