Pas infektimit me Covid, Çun Lajçi: I ruajta paratë me ble një iPhone 12, tani menxi me dalin për ilaçe

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi me anë të statuseve në Facebook, po e tregon gjendjen e tij shëndetësore.
Pas infektimit me Covid, ai tregoi që ka kursyer para për tetë muaj rresht, në mënyrë që të blejë një iphone, shkruan Indeksonline.

Duket se shërimi nga ky virus po i kushton shumë, saqë ceku që asgjë nuk qenka më e rëndësishme se shëndeti.
Postimi i plotë:
O po iu shkruej që t’qeshni me mua,
-jo për tjetër
e ta dini se sa hajvan jam!
Edhe kësaj i thonë burrni!
*
Tetë muej ditë s’e kam prekë pensionin!
Bahuni bashkë, bahuni bashkë iu thojsha pareve!
U bana ma shumë se gjakovarê!
A dini pse?
Sepse jam hajvan!
Jam i dashunuem n’teknikë si t’isha fëmijë!
Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistëve çdo natë, e thojsha shtrengoje rrypin, shtrengoje, bani bashkë paret e bleje thiun!
Kur me mbërtheu Covidi u tuta mos po vdes, e menzi shkova deri të banka.
Merri paret i thashë vetës, o thi hajvan, se tybe s’të dalin për ilaçe!
Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!
Pasha Zotin nuk iu rrejta, qashtu ndodhi!
Mehesap krejt i marrë jam!
Dardani, 01.04.2021./Indeksonline/