Pas interesimit të Barcelonës dhe Chelseas, Bayern dëshiron të zgjasë kontratën me qendërmbrojtësin

Bayern Munich do të kërkojë të zgjasë kontratën e francezit Benjamin Pavard, sipas një raporti nga La Voix du Nord.
Fituesi i Kupës së Botës 2018 me Les Bleus iu bashkua Bayernit nga Shtutgarti në vitin 2019 në një marrëveshje pesëvjeçare. Ai fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2020 dhe çdo titull të Bundesligës që nga ardhja e tij në Mynih, transmeton IndeksOnline.
Vjeshtën e kaluar, Pavard shpjegoi në një intervistë me L’Équipe se do të dëshironte të përjetonte një ligë tjetër përveç Bundesligës, në të cilën ai luan që nga viti 2016. FC Barcelona dhe Chelsea thuhet se po monitorojnë situatën e lojtarit të lindur në Maubeuge.
Bayern Munich është ende i prirur të zgjasë qëndrimin e Pavard në Bavari. Drejtori sportiv Hasan Salihamidžić pohoi se francezi ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin dhe se ata do të përpiqeshin ta arrinin një marrëveshje së bashku. /IndeksOnline/