75 Mall Live Search
09:51 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pas interesimit të Liverpoolit dhe Chelseat, Nabil Fekir tregon nëse do të largohet nga Lyoni

Nabil Fekir ka refuzuar ta mohojë transferimin te Liverpooli pas rikthimit në stërvitjet para-sezonale te Lyoni.

Mesfushori është një objektiv i kahmotshëm për klubin nga ”Anfield” dhe ishte pranë kalimit te Liverpooli para Kupës së Botës.

Por, transferimi dështoi pas rezultateve të testeve mjekësore, transmeton IndeksOnline.

Më pas, Fekir fitoi Kupën e Botës me Francën dhe para mbylljes së afatit kalimtar në Angli të enjten, Liverpooli si dhe Chelsea mbeten të interesuar për të.

”Siç mund ta shihni, unë jam në Lyon. Jam shumë mirë këtu. Por, afati kalimtar është ende i gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë në futboll”.

”Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ndihem mirë këtu. Kemi lojtarë të mirë dhe këtu kemi një atmosferë të mrekullueshme”, tha Fekir./IndeksOnline/