11:28 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / S Z

Pas intervenimit të tumorit në kokë Banja e Kllokotit ia kthen shpresën e humbur

Ishte diagnostikuar me tumor në kokë dhe kishte vizituar spitale me renome, brenda dhe jashtë Kosovës. Por ishte “Banja e Kllokotit” e cila me ofrimin e shërbimeve unike për terapi Fizikale, ia ndryshoj gjendjen.   Ky është pacienti Fejzullah Hoti, i cili pas intervenimit dhe mbajtjes së terapive në njërin nga spitalet më të njohura të Zvicrës, vendos të kthehet në Kosovë, për tu akomoduar në “Banjën e Kllokotit”, e cila atij i ofroj shërbime të jashtëzakonshme, duke bërë që gjendja e tij të përmirësohet dukshëm, vetëm për pak ditë.

Hoti i cili ishte i pakënaqur me trajtimet që i ishin bërë,  e të cilat nuk kanë dhënë rezultatin e duhur në Spitalin në Zvicër, është kthyer në Kosovë, duke u akomoduar në “Banjën e Kllokotit”, e cila ishte shpresa e vetme për të, e e cila e bëri që pas vetëm pesë dite qëndrimi, të ec në këmbët e tij, pa patericat ndihmëse, të cilat ai i përdorte para së të vendosej në “Banjën e Kllokotit”.

Fejzullahu thotë se është shumë i kënaqur me trajtimin, që kishte marrë nga ekipi i kësaj qendre rehabilituese. Ndërsa thotë se përpos përkushtimit dhe shërbimeve të nivelit shumë të pëlqyeshëm, ka dhe një “formulë” e cila e bënë të dallohet nga të tjerët, e kjo, me patjetër duhet të jetë përbërja e faktorëve shërues që përmban uji termomineral i “Banjës së Kllokotit”.