15:06 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Pas intervistimit të Brovinës për fotografinë, Prokuroria Speciale thërret konferencë

Prokuroria Speciale sot  organizon konferencë për media, ku do të flet Prokurorja, Drita Hajdari, lidhur me hetimin e rastit të paraqitjes së fotografisë nga  deputetja, Flora Brovina.

Konferenca do të mbahet nga ora 16:00 në objektin e Prokurorisë së Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së.

Para një ore, deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka përfunduar intervistimin në Polici ku më pas është deklaruar se ajo fotografi i ka ardhur në një zarf në vitin 2003 dhe se nuk e ka verifikuar vërtetësinë e saj./Indeksonline/