Pas Izmakut, largohet edhe kryetarja e Gruas së PDK-së në Vushtrri

Kryetarja e Forumit të Gruas së PDK-së dega në Vushtrri, Gjylsime Feka-Ferati, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Poashtu sot është larguar nga PDK-ja edhe ish deputetja Xhevahire Izmaku që vie nga kjo komunë.
“Ju njoftoj se jap dorëheqje nga të gjitha funksionet e PDK-së Vushtrri, funksione këto që i kam ushtruar deri më tani. Ju dëshiroj, në radhë të parë shëndetin, suksese në punë e në çdo sferë tjetër të jetës. Harmoni, dashuri e respekt. Dëshiroj zhvillim e prosperitet dhe reformim të partisë, meritokraci, që aq shumë është folur për këtë të fundit e aq pak ka ardhur në shprehje, dhe vizion të qartë për një shtet më të fortë e më të zhvilluar, ku do të mundnin të kenë hapësirë për veprim edhe ata që e lanë, e në mesin e tyre edhe tri vajzat e mia”, ka thënë Feka-Ferati në letrën e dorëheqjes.