75 Mall Live Search
18:09 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / MSH

Pas Jarinjes, mbyllet edhe pika kufitare në Bërnjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas mbylljes së pikës kufitare në Jarinje, është mbylllur edhe ajo e Bërnjakut.

Mbyllja e kësaj pike kufitare është bërë në ora 17:40.

“Bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare.

Meqë tani dy Pikë Kalimet Kufitare në veri të vendit janë mbyllur për qarkullim si pasojë e barrikadave të vendosura, ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim” thuhet në njoftimin e Policisë.

Më herët, policia tha se, di masë paraprake të sigurisë, përderisa rrugët janë të bllokuara në drejtim të Pikës Kufitare Jarinje, Policia e Kosovës e mbylli atë përkohësisht.