75 Mall Live Search
23:39 / E Martë, 14 Mars 2023 / MSH

Pas kaosit me mbeturina, Rama jep lajmin e mirë: Mbeturinat po mblidhen, lokacionet po pastrohen me ujë

Në Komunën e Prishtinës sot mbizotëroi një kaos i vërtetë, pas daljes në greva të ndërmarrjes “Pastrimi”.

Kontejnerët ishin të stërmbushur, jashtë të gjitha masave, teksa reagimi i qytetarëve ka qenë i ashpër.

I pakënaqur me këtë gjendje ka qenë edhe kryetari Përparim Rama, i cili tashmë ka lajmëruar se në terren kanë dalur ekipet të cilat kanë pastruar kontejnerët nga mbeturinat dhe i kanë pastruar pastaj me ujë.

Ky është njoftimi i Ramës:

Në terren

Ekipi fantastik i #kryeqytetit është mobilizuar së bashku me punëtorët e NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë për t’u siguruar që të jetë #prishtinaepastër

Mbeturinat e grumbulluara po mblidhen dhe gjithë lokacionet e kontejnerëve po pastrohen me ujë🫧

Në çdo kohë, në çdo vend – për #kryeqytetin