Pas “Karabashit” karambol mbeturinash në Prizren

Edhe ketë vit banorët e Prizrenit shënuan përfundimin e stinës së dimrit dhe fillimin e verës e njohur si festa e Karabashit.
Ketë festë e bënë në parkun e qytetit. Por qytetarët nuk u përkujdesen për mbetjet e ushqimit.
Kjo ju nxiri punë punëtorëve të kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtje të cilët të premten u detyruan që të largojnë mbeturinat që i kishin lënë qytetarët në parkun e qytetit.