17:02 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Pas karantinës, Tayna në ‘hall’ me kilogramët e tepërt

Tayna ashtu si shumë femra të tjera që po qëndrojnë të izoluara në shtëpi ka hallin e shtimit në peshë në mungesë të aktiviteteve.

Reperja e famshme që përveç talentit njihet edhe si një femër me linja të përkryera nuk i ka shpëtuar dot kilogramëve të tepërt.

Përmes disa postimeve ajo ka treguar se ka shtuar 7 kilogram, ndërsa pyet adhuruesit se si duket më bukur.

Duke treguar format në një fotografi provokuese, Tayna dukej “përvëluese” edhe me disa kilogram më shumë.

Ndryshe, pasi qëndroj e izoluar në shtëpi, Tayna është rikthyer në Prishtinë për të punuar për këngë të reja./Indeksonline