Pas kërcënimeve të Dudës, kundërpërgjigjet Unikkatil
Unikkatil sonte do të mbaj koncert në qytetin e Gjilanit.
Por, kjo nuk ka kaluar pa reagime, ishte reperi Duda atij që i ka penguar ky koncert dhe këtë e ka shprehur edhe përmes rrjeteve sociale.
Reperi Duda me disa postime në ‘Facebook’ kërcënoj dhe paralajmëroj reperin Unikkatil, madje edhe pronarët e diskotekës ‘Stop’, duke thënë se pa lejen e tij ai nuk do të shkel në Gjilan.
Pas gjithë kësaj, ka ardhur edhe reagimi nga vet Unikkatil, ai në rrjetin social ‘Facebook’ ka publikuar një foto teksa shkruan, ‘Gati për Gilan’.
Ndërsa në një prononcim për Indeksonline një nga pronarët e diskotekës ‘Stop’, Albert Sylejmani deklaroj se koncerti do të mbahet duke i quajtur kërcënimet e Dudës hajgare./Indeksonline/
