75 Mall Live Search
18:48 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas kërcënimeve të Dudës, vëllai i Unikkatil ka disa fjalë për të

Koncerti i Unikkatil që do të mbahet sonte në Gjilan ka nxitur reagime të shumta.

Është reperi Duda i cili është pikërisht nga ky qytet dhe që nuk po mund ta toleroj faktin që një nga rivalët e tij të mbaj koncert në qytetin e tij të lindjes, shkruan Indeksonline.

Duda me të kuptuar lajmin për koncertin e Viktorë Palokaj, i njohur me emrin Unikkatil ka reaguar me disa statuse në rrjetet sociale, madje ai ka shkuar aq larg sa që ka kërcënuar me jetë pronarët e diskotekës në Gjilan, ndërsa ka paralajmëruar Unikkatil që pa lejen e tij ai nuk do të mund të mbaj koncert dhe se kjo nuk do të mbaroj me kaq.

Ndaj këtyre paralajmërimeve ka reaguar vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj.

“Oo ti djal prej 2012 jom ne Kosovë po qa …po thu demek kur sje knena po vina lej ato prralla mos bo stila neper internet se kurr kujt sja ka ni per ty”, ka shkruar vëllai i reperit.

Sonte në Gjilan pritet të zhvillohet koncerti i dytë i Unikkatil, pak ditë më parë ai mbajt një koncert edhe në qytetin e Mitrovicës i cili kaloj pa incidente./Indeksonline/