Pas kërcënimeve të marra, Justin Bieber, detyrohet ta shes shtëpinë e tij milionëshe

Justin dhe Hailey Bieber, mund të mburren vetëm se kanë një shtëpi me shumë milion dollarë në Beverly Hills.
Por, nga kërcënimet që ka marr artisti, ai mendon ta shes shtëpinë e tij luksoze, shkruan TMZ, transmeton Indeksonline.
Burimet e TMZ, kanë njoftuar se Biebers, të enjtën është marr me shitjen e rezidencës së tyre prej 6,132 metrash katrorë, me 5 dhoma, me 7 banjo, e cila përfshin një bodrum vere, teatër shtëpie, bar brenda dhe një pishinë, kabana dhe gropë zjarri jashtë, e shumë e kësaj në total është 7,955,000 dollarë.

Shtëpinë luksoze ai e bleu në muajin mars të vitit 2019 për 8.5 milion dollar.
Bieber përmes Instagram, ka njoftuar se shet shtëpinë e tij duke thënë “Unë Do ta shes me të gjitha orenditë. Më bëni një ofertë”./Indeksonline/
