12:07 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Pas kërkesës së Reshitajt, vendoset që Fakulteti i Mjekësisë të ndihmohet me pajisje mbrojtëse antiCovid

Kryetarja e Komisionit parlamentar për shëndetësi, Albena Reshitaj kishte kërkuar ditë më parë që Qeveria të përkrahte Fakultetin e Mjekësisë me pajisje mbrojtëse  kundër Covidit-19, raporton IndeksOnline.

E sot ajo ka marrë lajmin se një kërkesë e tillë është miratuar.

“Pas kërkesës sime nga Kuvendi për përkahje nga Qeveria, sot me përkrahjen edhe të zëvendëskryeministrit të Kosovës z .Besnik Tahiri, u vendos për t’u ndihmuar Fakulteti i Mjekësisë me pajisje mbrojtëse antiCOVID për studentët dhe stafin akademik me qëllim të mundësisë së realizimit të mësimit klinik”, ka shkruar Reshitaj.

Njoftimi i plotë i saj: