Pas Khloe Kardashian dhe Ariana Grande-s, edhe këto emra i keni thënë gjithë kohës gabim!

Interneti zbuloi se emri i Khloe Kardashian, në fakt shqiptohet “Kloei”, apo se Ariana Grande, e ka theksin tek e-ja, por këta s’janë emrat e vetëm që shumica e njerëzve i dinë gabim. Më poshtë, gjeni një listë me të famshëm të tjerë dhe me emrat e tyre, shqiptuar si duhet.
Zendaya – Shqiptohet “Zen-dej-a” dhe jo “Zendaja”.

Timothée Chalamet – Sido që ta keni shqiptuar emrin e aktorit, shqiptimi i saktë është: “Tim-o-tej Shal-a-mej”.

Chrissy Teigen – Shqiptohet “Kris-i Tajgen”.

Rihanna – Shqiptohet “Ri-en-ah”.

Gal Gadot – Njerëzit e shqiptojnë shpesh pa t-në në fund, por duhet, sepse aktorja s’është franceze. Pra: “Gal Gadot”.

Saoirse Ronan – Shqiptohet “Sur-sha Ro-nan”.

Charlize Therone – Shqiptohet “Shar-liz Thron”, me një rrumbullakim të lehtë të r-së.

Emily Ratajkowski – Në shqiptim ndryshon vetëm fakti që shkronja “j” nuk shqiptohet.

Camila Cabello – Shqiptohet “Kamilla Ka-bej-o”.

Cara Delevigne – Shqiptohet “Kara Dell-ah-vin”.

Jake Gyllenhaal – Këtë me siguri as nuk keni marë mundimin ta thoni. Shqiptohet: “Xhejk Xhi-len-holl”.
