Pas konferencës së bujshme në Kosovë, Lordana kthehet në Zvicër
Loredana Zefi dhe Mozzik qëndruan së fundi në Kosovë.
Reperja shqiptare mbajti një konferencë për media për të sqaruar akuzat për të cilat ajo u arrestua ditë më parë në Zvicër.

Por, menjëherë pas konferencës dhe xhirimeve të videoklipit të ri, Loredana ka bërë të ditur që tashmë është kthyer përsëri në shtetin zviceran, shkruan Indeksonline.
“Të dua Zvicër” ka shkruar reperja e njohur në mbishkrimin e fotografisë që ka publikuar në ‘InstaStory’.

Kujtojmë Loredana po akuzohet për mashtrim, kërcënim dhe zhvatjen e 700.000 franga nga një çift nga Zvicra./Indeksonline/