75 Mall Live Search
14:35 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas Kosovës dhe Serbisë, edhe një vend paralajmëron hapjen e ambasadës në Jerusalem

Të premten, Kosova dhe Serbia përveç që nënshkruan marrëveshje për stabilizim të marrëdhënieve ekonomike, ata morën vendim për të krijuar marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Si Kosova dhe po ashtu Serbia, do të vendosin ambasadat e tyre së shpejti në Jerusalem.

Këtë shembull të Kosovës dhe Serbisë do ta ndjek edhe një shtet tjetër, transmeton Indeksonline.

Flag of Malawi image and meaning Malawia flag - country flags

Presidenti i shtetit të Malawisë, Lazarus Chakwera ka njoftuar që shumë shpejtë do të vendos ambasadën e tyre në Jerusalem.

“Këto reforma përfshijnë rishikimin e pranisë sonë diplomatike dhe qëllimin për të pasur misione të reja diplomatike në Lagos (Nigeri) dhe Jerusalem (Izrael). Unë do të jap më shumë detaje së shpejti,” tha Chakwera.

Shteti i Malawisë që ka mbi 18 milionë banorë, 12% e tyre i përkasin besimit islam. /Indeksonline/