75 Mall Live Search
13:16 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Gj Sh

Pas Kosovës e Zvicrës edhe një kombëtare i dërgon ftesë Leon Avdullahut

Leon Avdullahu është në prag të një vëndimi të vështirë.

Futbollisti 21-vjeçar pritet të vendos se për cilën kombëtare të lauj, mes Kosovës dhe Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

Por sipas raportimeve të fundit, edhe kombëtarja e Shqipërisë i ka dërguar ftesë Leon Avdullahut.

Vitet e fundit FShF-ja ia ka rrëmbyer disa futbollistë nga duart FFK-së, e rasti i fundit është me Etnik Brrutin.

Avdullahu shihet një prej futbollistëve që kanë një të ardhme të madhe, derisa muaj më parë u transferua nga Baseli te skuadra gjermane, Hoffenheim./IndeksOnline/