14:21 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pas krijimit të Qeverisë së Hotit, Franca dhe Gjermania, të gatshme për Samitin e Parisit

Ambasadorët të Francës dhe Gjermanisë, Jean-Louis Falconi dhe Thomas Schieb, kanë takuar sot , Marko Gjuriqin, drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, me të cilin kanë diskutuar për rinisjen e shpejtë të dialogut Kosovë – Serbi, veçanërisht pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë.

Parisi dhe Berlini kanë mirëpritur angazhimin e Miroslav Lajcak dhe Josep Borell për lehtësimin e dialogut dhe për arritjen e një marrëveshje që do të jetë afatgjatë dhe që do t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit.

“Gjatë takimit, dy ambasadorët kanë bërë thirrje për rinisje të shpejtë të dialogut Prishtinë- Beograd, veçanërisht pas krijimit të Qeverisë së re në Kosovë. Ata kanë mirëpritur përpjekjet e BE-së për lehtësimin e dialogut përmes emisarit Miroslav Lajcak dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligative, afatgjatë dhe që do t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Ambasada e Francës në Serbi.

Takimi i sotëm i dy ambasadorëve me Marko Gjuriq

Teska kanë përmendur letrën e përbashkët të dytë Heiko Mass dhe Jean Yves Le Drian të publikuar më 23 maj, të dy ambasadorët kanë thënë se Franca dhe Gjermania janë të gatshme që të kontribuojnë për dialogun Kosovë-Serbi me të gjitha mënyrat e mundshme.

Ambasadori francez, madje ka përmendur gatishmërinë e Francës për organizimin e Samitit të Parisit, pas organizimit të atij të Berlinit në prillin e vitit 2019.

Të dy ambasadorët, gjithashtu kanë shprehur shpresën e tyre se Kosova do të largojë barrierat jo tarifore ndaj produkteve të Serbisë dhe kanë bërë thirrje që të dyja palët të përmbahen nga veprimet që dëmtojnë atmosferën e bashkëpunimit, me qëllim të krijimi të kushteve për rinisjen e dialogut.