75 Mall Live Search
20:35 / E Martë, 14 Qershor 2022 / AR

Pas kritikave, Lizzo ndryshon tekstin e këngës dhe kërkon ndjesë: Cila fjalë solli pakënaqësi?

Komentet e para të këngës së fundit të Lizzo-s, ‘Grrrls”, nuk ishin aq pozitive sa të këngës së saj të mëparshme, tashmë virale në TikTok, “About Damn Time”.

Njerëzit filluan të kritikojnë menjëherë këngëtaren për përdorimin e fjalës “spaz” në tekst. 

Spaz – është term ofendues, që përshkruan dikë “të paaftë”.

Fare pak kohë pas kritikave, Lizzo ndryshoi me shpejtësi tekstin e këngës dhe postoi një deklaratë në rrjetet sociale në lidhje me gabimin e saj dhe korrigjimin e mëvonshëm.

“Më lini të sqaroj diçka: Unë kurrsesi nuk do promovoja një gjuhë nënçmuese. Si një grua me ngjyrë, e shëndoshë në Amerikë, janë përdorur shumë fjalë lënduese kundër meje, kështu që e kuptoj fuqinë që mund të kenë fjalët, qoftë me dashje apo pa dashje, si në rastin tim.”

Më pas, këngëtarja thotë se tashmë ajo pjesë e tekstit është ndryshuar.