Pas kritikave nga tifozët, juventini Edi Rama uron Interin për titullin e kampionit
Edi Rama ka bërë një urim për Interin.
Përmes një statusi në facebook ai shprehu gëzimin për fitoren e këtij ekipi , shkruan Indeksonline.
“Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit
Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull![]()
*Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë
“, shkroi ai në postimin e tij./Indeksonline/

