Pas kritikave të shumta, këshilltarja e Osmanit publikon videon ku përmendet Adem Jashari dhe UÇK-ja

Vjosa Osmani u kritikua për fjalimin e saj gjatë seancës solemne me rastin e ditës së Çlirimit të Kosovës.
Osmani u kritikua për faktin se nuk e ka përmendur UÇK-në dhe luftën e tyre.
Mirëpo, ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar në kabinetin e Osmanit.
Këshilltarja e Osmanit, ka publikuar videon e fjalimit të Osmanit ku dëgjohet se ajo ka përmendur Adem Jasharin, si komandant i UÇK-së.
“Po kështu, i kujtojmë sot edhe heronjtë tanë, të cilët lirinë e vendit e patën ideal jetësor, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jasharin, familjen Jashari, e cila dha gjithçka për Kosovën, u sakrifikuan për lirinë e vendit, dëshmorët e heronjtë e këtij vend”, ka thënë Osmani./Indeksonline/